Case Study · Turizëm

Eagle Paragliding Albania

Kompani paragliding me bazë në Llogara që ofron fluturime tandem mbi Rivierën Shqiptare. Qëllimi ishte një faqe që flet me turistët ndërkombëtarë, tregon emocionin dhe e bën rezervimin sa më të thjeshtë.

Pamje nga paragliding mbi bregdetin e Vlorës — faqja e Eagle Paragliding Albania
IndustriaTurizëm aventurë
LokacioniLlogara, Vlorë
GjuhëtAL · EN · IT · DE · ES · EL
PaketaRezervime & Automatizim

Sfida

Klientët vijnë nga vende të ndryshme — Itali, Gjermani, Greqi, SHBA — dhe rezervimet menaxhoheshin krejtësisht në Instagram DM. Pa një faqe të qartë, turistët nuk kuptonin shpejt çfarë paketash ofroheshin, sa kushtonte dhe sa e sigurt ishte.

Zgjidhja

Ndërtuam një faqe me video hero, galeri të fluturimeve reale, paketa të qarta dhe formë rezervimi në disa hapa. E gjithë faqja funksionon në 6 gjuhë, me ndërrim të menjëhershëm dhe përmbajtje SEO të optimizuar për kërkime turistike.

Çfarë u ndërtua

Hero me video

Pamje emocionale që kapin vëmendjen brenda 3 sekondash dhe tregojnë menjëherë çfarë ofrohet.

6 gjuhë

Shqip, anglisht, italisht, gjermanisht, spanjisht, greqisht — ndërrim me një klikim.

Rezervim online

Formë e ndarë në hapa me datë, numër personash dhe detaje kontakti — pa telefonata të panevojshme.

Profile pilotësh

Seksion për ekipin — rrit besimin për një aktivitet ku siguria është gjithçka.

Galeri fluturimesh

Foto dhe video reale nga malet, plazhet dhe fluturimet aktuale të klientëve.

SEO turistik

Struktura e faqes synon kërkimet si "paragliding Albania", "Vlora tandem flight" dhe "Llogara paragliding".

Rezultatet (sezoni i parë)

+6 gjuhë

Faqja arrin turistët nga gjashtë tregje ndërkombëtare.

-70%

Kohë më pak në menaxhim rezervimesh në Instagram DM.

Prezencë premium

Brend që duket në nivel me kompani paragliding të Evropës Perëndimore.

Keni biznes turistik dhe dëshironi rezervime ndërkombëtare?

Kërko Ofertë