Shërbim Shtesë

Google Ads & Meta Ads — menaxhim reklamash për kërkesa të shpejta

Nëse doni rezultate më shpejt se SEO, reklamat janë rruga më e drejtë. Menaxhimin e fushatave e kryen Jarod Hila si partner i pavarur (Google Ads & Meta Ads), në bashkëpunim me BESA web studio për faqen dhe konvertimin.

Jarod Hila

Partner reklamash

Jarod Hila — menaxhim Google Ads dhe Meta Ads (Facebook/Instagram). BESA web studio mbulon faqen, strukturën dhe përvojën e përdoruesit; Jarod fokusohet te fushatat, audiencat dhe optimizimi.

Mateo Lamthi

BESA web studio

Web design dhe zhvillim nga Mateo Lamthi në Shkodër. Kur reklamat të çojnë vizitorë, faqja duhet t’i kthejë në kërkesa — këtu bashkëpunojmë.

Çfarë përfshin

  • Strategji e thjeshtë: audienca, oferta, mesazhi
  • Setup i Google Ads / Meta Ads
  • Instalim Pixel / conversion tracking (kur është e aplikueshme)
  • Landing page e përshtatur për reklamë (nëse nevojitet)
  • Optimizim mujor + raport i qartë

Kujt i shkon më shumë

  • Biznese lokale që duan telefonata / mesazhe
  • Shërbime me kërkesë të vazhdueshme (klinika, sallone, makina me qira, tur)
  • Hotele që duan rezervime direkte
  • Biznese që kanë ofertë të qartë dhe marzh të mjaftueshëm

Shënim: nuk premtojmë rezultate fikse. Qëllimi është kosto e kontrolluar dhe përmirësim i vazhdueshëm.

Si nis

1) Kontroll i shpejtë

Shikojmë ofertën, zonën, konkurrencën dhe buxhetin minimal të arsyeshëm.

2) Setup & tracking

Vendosim konvertime, pixel dhe strukturën e fushatave.

3) Optimizim mujor

Testojmë mesazhe/audienca dhe ulim koston për lead me kohë.

Doni të shohim nëse ju leverdis? Mjaftojnë 3 minuta me disa pyetje.

Kërko Audit Shiko Shërbimet